Raci: Kërcënimi me paga ndaj grevistëve s’është diçka e re në Kosovë (VIDEO)

Raci: Kërcënimi me paga ndaj grevistëve s’është diçka e re në Kosovë (VIDEO)

Analisti politik Gazmir Raci ka thënë se kërcënimi për mosrealizim të pagave ndaj grevistëve nuk është dicka e re në Kosovës.

Ne emisionin Rubikon në Klan Kosova, ai ka theksuar se edhe në vitin 2015, ministri i atëhershëm i Financave, Avdullah Hoti, pati thënë se nuk do të ketë paga për ata që nuk punojnë.

“Ne kishim sqarimin e ministres së Arsimit [Arbërie Nagavci] ku ajo tregon se ka pasur disa takime me sindikatat dhe se shumicën e kërkesave të sindikatave ajo i ka adresuar në ligjin për pagat. Prandaj nuk kuptoj pse duhet të përdoret greva – apo janë mësuar ta përdorin si metodë në të kaluarën?”.

“Javën e ardhshme është thënë që ligji del në publik. Ministrja e Arsimit po thotë që i ka adresuar kërkesat e sindikatave në ligj”.

“Kërcënimi për mosrealizim të pagës për njerëzit që nuk punojnë nuk është diçka e re në Kosovë. Në vitin 2015, ministri i atëhershëm i Financave, Avdullah Hoti publikisht ka thënë se ‘nuk do të marrë askush para në këtë vend nëse nuk punon’”.

“Por ai [Hoti] ka arritur që pas një javë t’i bindë sindikalistët duke ua rritur rrogën për 100 euro dhe kështu e ka blerë paqen sociale”.

“Dallimi këtu është se ministrja [Nagavci] sot thotë që kërkesat nuk i adresojmë përmes marrëveshjeve për të blerë paqe sociale, por i adresojmë në draft ligj”, ka bërë krahasimin Raci.

Related Articles