Raci: Kryeministri Kurti nuk po e bën çështje politike dinarin 

Raci: Kryeministri Kurti nuk po e bën çështje politike dinarin 

Analisti i politikës, Gazmir Raci ka folur rreth vendimit të valutës së dinarit që ka marrë Banka Qendrore e Kosovës, dhe si po e sheh kryeministri i vendit, Albin Kurti këtë çështje.

“Nuk e besoj që kryeministri po e bën çështje politike sepse këshilli drejtues ose bordi i Bankës Qendrore zgjidhet nga Kuvendi”, tha Raci për Info Magazine të Klan Kosovës.

Më tutje Raci tha se për arsye se nuk ka pasur as shef e as bord në BQK, nuk ka qenë e mundur zbatimi që euro të përdoret në të gjithë territorin e Kosovës.

“Deri tash nuk ke pas shef në BQK, nuk ke pas bord në BQK që e kanë zbatuar nenin 3 ose 4, nuk e di saktë se cili nen flet për një valutë të vlefshme zyrtare në Kosovë dhe ajo është euro. Ne nuk kemi pasur persona adekuatë në pozita të tilla menaxhuese të cilët kishin vendos ose do ta kishin vendosur ta zbatonin euron në të gjithë territorin e Kosovës”.

“Askush dinarin nuk e ndalon, sikur askush që nuk e ndalon lekun, ata mund të pranojnë me dinarë në llogarinë e tyre, por monedha e përditshme sikur e neve në Prishtinë edhe në Mitrovicë të Veriut edhe në Graçanicë është euro, kështu thotë Kushtetua e këtij vendi”, tha Raci.

Related Articles