Raci: Rruga e Serbisë në BE kalon nga Prishtina

Raci: Rruga e Serbisë në BE kalon nga Prishtina

Opinionisti Gazmir Raci, vlerëson se Kosova është një pozicion të mirë, për shkak të agresionit që Serbia bëri.

Raci thotë se Serbia përfundimisht ka të bllokuar rrugëtimin e saj për në Bashkimin Evropian, dhe sipas tij, mund të hapet vetëm nga Prishtina.

“Kosova është një pozitë shumë të mirë, për shkak të agresionit që bëri Serbia në territorin tonë, dhe ne nuk guxojmë të jemi peng i Serbisë sepse Serbia përfundimisht ka të bllokuar rrugëtimin e saj për në Bashkimin Evropian. Rruga e Serbisë kalon vetëm nga Prishtina”, ka thënë Raci në Edicionin Special të Klan Kosovës.

“Kosova më së miri mund ta shfrytëzojë këtë avantazh duke shfrytëzuar obligimet që ka marrë nga takimi i fundit me tre shefat kryesorë të shteteve të Bashkimit Evropian dhe t’i zbatojë obligimet nga plani franko-gjerman dhe aneksi i Ohrit”.

Megjithëse, ai theksoi se edhe rrugëtimi i Kosovës në BE është i lidhur me dialogun.

“Andaj ne jemi në një avantazh të mirë nuk është koha për testuar është koha për të zbatuar obligimet që na dalin përpara edhe rrugëtimi i ynë në BE është tashmë i lidhur me këput me dialogun”, tha Raci.

Related Articles