Rada Trajkoviq reagon pas sulmit ndaj autobusit me shqiptarë: S’kanë faj ata, lërini të qetë

Rada Trajkoviq reagon pas sulmit ndaj autobusit me shqiptarë: S’kanë faj ata, lërini të qetë

Politikanja  serbe, Rada Trajkoviq, ka reaguar pasi një autobus me udhëtarë shqiptarë  i linjës Cyrih – Prishtinë është sulmuar në Serbi, të shtunën rreth orës 18:50.

Trajkoviq kërkon që këta shqiptarë të pafajshëm të lihen të qetë. Madje e përmend edhe presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

Sipas saj, ka një plan gjermano-francez që e anëtarëson Kosovën në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), duke shtuar se Vuçiq s’e do këtë.

“Lërëni të qetë këta njerëz -s’kanë faj këta shqiptarë që Vuçiq ashiqare e ka pranuar planin e Francës dhe Gjermanisë për hyrjen e Kosovës në OKB”, ka shkruar Trajkoviq në Twitter.

Sulmi ndaj autobusit ka ndodhur në rrugën Nish-Leskovc.

Related Articles