Lojtari me famë botërore, Lionel Messi, tashmë është pjesë e Paris Saint Germain.
Ai ka vendosur ta veshë fanellën me numrin 30.
Pasi bëri miliona ndjekës në rrjetet sociale vetëm për 24 orë, klubi do t’ia shoh hajrin edhe në shitjen e fanellave.
Në mëngjesin e së mërkurës, është parë një radhë shumë shumë e gjatë të tifozëve të Parisit, që po presin para dyqanit zyrtar dhe natyrisht dihet përse, për ta blerë fanellën e lojtarit më të mirë në histori të futbollit, Lionel Messi.
Ndërsa, një fanellë shkon deri në 187.99 dollarë (160.54 euro), por që çmimet e tyre variojnë nga më të ndryshmet. Nga specifikat që kërkoni, si emblema e klubit, ato të sponsorëve dhe karakteristikat e tjera, çmimi shkon duke u ngritur.