Radoiçiq, pronar i një kompleksi në Dedinjë, aty ku banon Bërnabiqi

Radoiçiq, pronar i një kompleksi në Dedinjë, aty ku banon Bërnabiqi

Milan Radoiçiq, ish-kryetar i Listës Serbe, ishte detyruar që ta linte villën e tij në Liqenin e Gazivodës në Kosovë për shkak të urdhërarrestit të lëshuar ndaj tij, pas sulmit agresor në Banjskë të Zveçanit ku ai ishte organizator.

Pas 24 shtatorit, ai kishte regjistruar vendbanimin në një ndërtesë luksoze afër stadiumit të Yllit të Kuq.

Tash Nova raporton se Radoiçiq, bashkë me gruan e tij Emma-n, është pronar i një kompleksi në Dedinjë, në të cilin janë dy ndërtesa, bashkë me një pemishte.

Së fundmi ai ka regjistruar vendbanimin në një rezidencë në rrugën “Rajka Mitiqa”, në një ndërtesë me banesa luksoze, por që ai aty nuk është pronar. Nova ka gjetur në kadastrën e pasurive të paluajtshme, se ai ka në pronësi kompleksin në Dedinjë, në të cilin ka disa villa luksoze. E në njërën prej tyre banon kryeministrja Ana Bërnabiq.

Duke gjykuar nga të dhënat e kadastrës, të dy ndërtesat janë në pronësi të Radoiçiqit. Siç shkruan, njëra ka hapësirë prej 180 metrave katror, ndërsa tjera prej 95 sish.

Gjithashtu ka “një pemishte të klasit të parë” me hapësirë prej 3,000 metrave katrorë.

Kompleksi në Dedinjë, pronar Radoiçiq
Kompleksi në Dedinjë, pronar Radoiçiq

Related Articles