Milan Radojçiq, kryekrimineli serb dhe nënkryetari i Listës Serbe, do t’i drejtohet publikut me një deklaratë sot.
Letrën e tij do ta lexojë avokati i tij, Goran Petronijeviq.
Konferenca do të mbahet në orën 14:00 në Qendrën e Medias në Beograd.
Adresimi vjen pas raportimeve dhe faktimeve se ishte pikërisht Radojçiq ai që udhëhoqi grupin terrorist që të dielën në Banjskë të Zveçanit sulmoi policinë duke vrarë një zyrtar.
Gjithashtu, sot, Njësitë Speciale zbarkuan në pronat e Radojçiqit duke sekuestruar disa pasuri.
Lajmi.net raportoi nga mëngjesi me video nga vendi i ngjarjes.