Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka folur për tregun e punës në Kosovë dhe për ndikimin e mundshëm që mund ta ketë liberalizimi i vizave.
Rafuna në Frontal ka thënë se në sektorin privat, në dy vitet e fundit janë përmirësuar jashtëzakonisht shumë kushtet e punës, sa që një të riu apo të reje kosovare mund t’i krijohen pikëpyetje nëse do të jetë më mirë që qëndrojnë dhe punojnë në Kosovë apo të ikin në ndonjë vend në perëndim.
Rafuna ka thënë se ka disa raste të bizneseve kosovare që kanë treguar në Odën Ekonomike të Kosovës se disa punëtorë pasi e kanë lënë punën për të shkuar në shtete të tjera për të punuar, janë kthyer përsëri në Kosovë dhe kanë kërkuar nga këto kompani kosovare që t’i rikthejnë përsëri në punë.
“Janë tri katra, po që kanë deklaruar se iu janë kthy punëtorët. Janë edhe disa biznese që me mirëkuptim kanë kërkuar që të lejohen të shkojnë e ta provojnë, dhe nëse nuk gjejnë punë, të kthehen përsëri”, ka thënë ai./