Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, tha se ka frikë që bizneset nuk do ta presin dimrin, shkaku i kalimit të detyrueshëm në tregun e lirë të energjisë.
“Kam frikë që nuk do ta presin dimrin bizneset tona, për arsye se prej 1 qershorit në mënyrë të dhunshme i kanë detyruar bizneset për të dalur në tregun e lirë. Një ‘treg i lirë’, sepse nuk ekziston treg i lirë, nuk e kemi një konkurrencë të plotë, nuk e kemi një numër të madh të oferta që do të nënkuptonte treg i lirë”, tha Rafunë në DPT te Fidani.
“Tregu i lirë në vetvete është çështje e mirë edhe ka për qëllim që t’i të gjesh çmim të energjisë elektrike me çmim më të lirë dhe në tregun e lirë nuk dilet në mënyrë të dhunshme, mirëpo dilet me vullnetin e biznesit”, u shpreh ai.