Ragmi Mustafi, këshilltar politik i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, ka thënë se shqiptarët e Luginës së Preshevës do ta refuzojnë detyrimin ushtarak në Serbi, si kundërpërgjigje ndaj mendësisë e të rikthyerit në të kaluarën e përgjakshme.
Kështu ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook, pas raportimeve se Serbia paralajmëron rikthimin e shërbimit ushtarak të detyrueshëm, raporton Klan Kosova.
“Në vend të paqes e drejtësisë, paralajmëron rikthimin e shërbimit ushtarak të detyrueshëm pushteti i Vuçiqit. Në vend që të kultivojë fqinjësinë e mirë dhe stabilitetin rajonal, ndërmerr veprime luftënxitëse. Në vend të demokracisë dhe bashkëpunimit, kërcënon dhe cenon sigurinë gjithandej rajonit. Shqiptarët e Luginës së Preshevës do ta refuzojnë detyrimin ushtarak në Serbi, si kundërpërgjigje ndaj mendësisë e të rikthyerit në të kaluarën e përgjakshme”, ka shkruar ai.