Rahimaj i VV-së shpenzon 6,666 euro në tenderin “që do i veshë” punëtorët e administratës

Rahimaj i VV-së shpenzon 6,666 euro në tenderin “që do i veshë” punëtorët e administratës

Komuna e Kamenicës që udhëhiqet nga Kadri Rahimaj i Vetëvendosjes ka dhënë një tender në vlerë 6 mijë e 666 euro për furnizim me uniforma për punëtorët e administratës.

Për këto rroba janë shpenzuar fiks 6 mijë e 666 euro të buxhetit të shtetit, në këtë rast të Komunës së Kamenicës.

“Furnizim me uniforma për punëtorët e administratës. Data e dhënies së kontratës 14.06.2024. Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës 24.07.2024. Emri dhe adresa e operatorit ekonomik, të cilit i është dhënë kontrata Agron Commerce. Vlera e përgjithshme e kontratës 6,666.66 euro”, thuhet në njoftimin e shpallur.

Në dosjen e tenderit tregohet se me këto para do të blihen disa lloje të ndryshme të rrobave për disa nga punonjësit e administratës.

Përveç këmishave e pantallonave do të blihen edhe disa këpucë, raporton Demokracia, përcjellë Enigma.

“Furnizim me rroba për roje 07 të Verës nga S-XXL,(Pantolla dhe Jakne), (me lio) materiali: 65% polyester, 35% Cotton+Amblema e komunës. Furnizim me rroba Sigurimi nga S-XXL,(Pantolla dhe Jakne) materiali: 65% polyester, 35% Cotton+Amblema e komunës. Furnizim me këmishë slimfit për shofera nga S-XXL, Materiali: 60% polyester, 40% cotton Furnizim me pantolla t’shtofit për shofera nga S-XXL, Elegant shtof, Materiali: 65% Polyester, 35% Viscon. Furnizim me këpucë për rojtarë, Materiali: Lëkurë nga 40-46 Furnizim me këmishë slimfit për ZGjC-QSHQ meshkuj nga S-XXL, Materiali: 60% polyester, 40% cotton për kurorëzim (Mantili+kapela) nga S-XXL+Amblema e komunës”.

Related Articles