Dy burra janë raportuar në polici pasi kanë ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj familjarës së tyre.
Kjo ngjarje ka ndodhur në Rahovec.
Sipas raportit të policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor.
Ndërkaq dy të dyshuarit janë liruar.
“Është raportuar se dy të dyshuarit meshkuj kosovarë kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thotë policia. /Gazeta Enigma