Një persona ka raportuar në polici se një i dyshuar ia ka vendosur në oborrin e shtëpisë një granatë dore dhe paraprakisht ishte kanosur me armë nga ai, raporton Gazeta Enigma.
Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje të mëhershme.
I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
“KANOSJE & ARMËMBAJTJE PA LEJE/ Fsh. Drenovc, Rahovec 21.02.2022-02:15. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje të mëhershme, i dyshuari mashkull kosovar duke e kanosur me armë zjarri ,në oborrin e tij i ka vendosur një granat dore e cila është sekuestruar ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me dy copë fishekë dhe një granat e cila ishte në automjetin e të dyshuarit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është intervistuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë./GazetaEnimg/