Teksa po punonte në arën e tij, një person ka hasur në një mjet të pashpërthyer, pranë binarëve të trenit në Rahovec.
Ai ka njoftuar Njësinë për Eliminimin e Mjeteve të Pashpërthyera të FSK-së, që kanë kryer asgjësimin e eksplozivit.
Siç njofton policia, heqja e tij është bërë me sukses, pa asnjë incident.
Rasti është iniciuar si “gjetje e mjetit të pashpërthyer”.
“Dëshmitari mashkull kosovar ka lajmëruar se gjatë punimeve në arën e tij, në afërsi të binarëve te trenit ka hasur në një mjet të pashpërthyer. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësiti i EOD-së i FSK-së të cilët e kanë kryer asgjësimin e mjetit te dyshimtë eksploziv të pashpërthyer. Nuk ka pasur asnjë incident”, thuhet në njoftimin policor. /Gazeta Enigma