Rahoveci fton qytetarët t’i raportojnë dëmet nga vërshimet deri më 14 janar

Rahoveci fton qytetarët t’i raportojnë dëmet nga vërshimet deri më 14 janar

Komuna e Rahovecit ka ftuar qytetarët që janë prekur nga përmbytjet të paraqesin kërkesën te Komisioni Komunal për vlerësimin e dëmeve në objektin komunal.

Sipas njoftimit, qytetarët duhet t’i raportojnë dëmet më së largu deri më 14 janar. Pas paraqitjes së kërkesës, Komuna ka thënë se Komisioni Komunal do t’i kontaktojë dhe ekipi përkatës do të dalë në terren për të bërë vlerësimin e dëmeve.

“Dokumentet e nevojshme që duhet të dorëzohen: Kërkesa (t’i bashkëngjiten edhe fotografitë me ngjyra); Kopja e letërnjoftimit; Konfirmimi i llogarisë bankare”, thuhet në njoftim.

Rahoveci ka qenë prej komunave më të goditura nga vërshimet e ditëve të fundit në Kosovë. Janë raportuar për dëme të konsiderueshme infrastrukturore e amvisëri.

Related Articles