Siç është pritur ashtu edhe ndodhi.
Rahoveci me lehtësi e mposhti Dritën me rezultat 99-73 në kuadër të xhiros së dytë në Superligën e Kosovës në basketboll.
Nga minuta e parë e deri në fund të ndeshjes, kontrolli ishte te vreshtarët ku mas çdo çereku e ngriti epërsinë për ta regjistruar fitoren e parë të stinorit.
Nick Banyard me 26 pikë e 15 kërcime ishte më i miri te vreshtarët, kurse u ndihmua edhe nga Milik Yarbough me 24 pikë, 13 kërcime e 5 asistime.
Te Drita i huaji i posaardhur, Marcus Mayers ishte koshashënuesi më i dalluar me 23 pikë, kurse u veçua edhe Bardh Jakupi me 21 pikë e 12 kërcime.
Në xhiron tjetër Rahoveci do të takohet me Pejën, kurse Drita e pret Trepçën.