Rajoni i Dukagjinit përfshihet nga erërat e forta, rrëzohen shtyllat elektrike (Video)

Rajoni i Dukagjinit përfshihet nga erërat e forta, rrëzohen shtyllat elektrike (Video)

Erëra të forta kanë përfshirë rajonin e Dukagjinit.

Faqja e Facebook Meteo Kosova ka publikuar pamje të shtyllave elektrike që janë rrëzuar në qytetin e Pejës.

Erërat e forta fillimisht kanë rrëzuar një shtyllë elektrike në hyrje të Pejës për të vazhduar më pas edhe në qytet.

“Edhe një tjetër pamje nga rrëzimi i shtyllave elektrike në Pejë si pasojë e erërave shumë të forta”, shkruan në përshkrimin e pamjeve që ka publikuar kjo faqe.

Related Articles