Mikrobiologu, Lul Raka, ka marr sot dozën e parë të vaksinës antiCOVID-19, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kaçanik.
Raka tha se nëse punëtorët shëndetësorë hezitojnë me marr vaksinën, atëherë duhet të kërkojnë profesion tjetër.
“Unë nuk e kam marrë më herët vaksinën sepse nuk i pata bërë pesë muaj nga infeksioni. Edhe kam dashur që vaksinën ta marrin ata që kanë më së tepërmi nevojë, pra të moshuarit. Mirëpo hezitimi i mjekëve në spitale dhe QKMF-të në krejt Kosovën për me marr vaksinën më shtyu që ta marr vet vaksinën edhe të ju tregoj që vaksina është e sigurt”, tha Raka.
Më tej, mikrobiologu Raka foli rreth frikës që është në opinion rreth mpiksjes së gjakut.
Ai tha se efekte anësore mund të kenë të gjitha vaksinat por sipas tij nga kjo vaksinë mpiksje e gjakut ka ndodhur katër raste në 1 milion të vaksinuar.
Raka tha se raste më të mëdha të mpiksjes së gjakut janë te duhanpirësit dhe te gratë që përdorin pilula kontraceptivë.