Të paktën tre persona humbën jetën dhe pesë të tjerë mbetën të plagosur këtë të martë, pasi raketa të lëshuara nga drejtimi i Kuvajtit goditën një banesë në zonën Khor al-Zubair, pranë qytetit të Basrës, bënë të ditur për Reuters burime të sigurisë dhe të shëndetësisë.
Sipas policisë lokale, bilanci i viktimave mund të rritet, pasi disa anëtarë të familjes dyshohet se ndodhen ende nën rrënojat e ndërtesës së goditur.
Ekipet e emergjencës dhe të mbrojtjes civile kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje, duke punuar për nxjerrjen e të mbijetuarve dhe trupave nga rrënojat.
Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spitalet më të afërta, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e sulmit dhe për të konfirmuar origjinën e raketave, ndërsa situata në zonë mbetet e tensionuar.
