Ka shkuar në 57 numri i të vdekurve nga sulmi me raketë në një stacion të trenit në qytetin Kramatorsk të Ukrainës.
Kryetari i këtij qyteti, Pavlo Kyrylenko, shtoi se edhe 109 persona të tjerë u plagosën nga sulmi.
“Ata me lëndime të lehta janë liruar për të shkuar në shtëpi, personat e lënduar rëndë janë duke u transportuar në rajone të sigurta dhe është duke iu ofruar ndihma e nevojshme”, tha ai.
Sulmi ndodhi derisa mijëra ukrainas, kryesisht gra dhe fëmijë , prisnin një tren për t’i çuar ata në perëndim, shkruan BBC.
Rusia ka mohuar akuzat se ishte përgjegjëse për sulmin. Në vend të kësaj, sugjeron se raketat ishin të Ukrainës./Gazeta Enigma/