Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Milan Radojiçiç, kishte lidhje me grupin e armatosur serb i cili ka kryer sulm terrorist të dielën në Kosovë, teksa ka shtuar se kjo dëshmohet në dokumentet e gjetura, ku figuron lista e armëve që i ka dhënë Serbia atij.
Ndërkohë, Tëvë1, e ka pyetur Kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq, në qoftë se ka parë pamjet e publikuara nga Sveçla, mirëpo i njëjti nuk ka pranuar të fliste, teksa ka thënë se nuk ka parë asgjë.
“Nuk i kam parë pamjet e ministrit Sveçla dhe sot nuk flas për rastin”, ka deklaruar Rakiq.
Ndërkaq, pjesëtarë të Listës Serbe kanë mbledhur qytetarë e familjarë të shumtë në sheshin “Car Llazari” në Mitrovicë, për të “nderuar” sulmuesit e vrarë në fshatin Banjskë.