Rama: 10 mijë udhëtarë më shumë po përdorin autobusët e trafikut urban

Rama: 10 mijë udhëtarë më shumë po përdorin autobusët e trafikut urban

Kryetari i Komunës së Prishtinës, ka thënë se bileta ditore e trafikut urban, ka sjellë rezultate.

Sipas tij, me këtë vendim, 10 mijë udhëtarë më shumë, po përdorin autobusët e ‘’Trafiku Urban’’.

Ai ka shtuar po ashtu se shumë shpejt flotës së Trafikut Urban do t’i shtohen edhe 30 autobusë të rinj, gjashtë prej të cilëve do të jenë elektrikë.

”Superlajm! 10.000 udhëtarë më shumë po përdorin autobusët e “Trafiku Urban”, si rezultat i vendimit të marrë në muajin janar të këtij viti për përdorimin e biletës ditore. Shumë shpejt flotës së Trafikut Urban do t’i shtohen edhe 30 autobusë të rinj, 6 prej të cilëve do të jenë elektrik. Kjo do të përmirësojë tutje shërbimet e ofruara për qytetarët”, ka thënë Rama.

Related Articles