Rama: 23 viktima të dhunës në familje i kemi përkrahur me 67 mijë euro për strehim, ushqim e përkujdesje të fëmijëve

Rama: 23 viktima të dhunës në familje i kemi përkrahur me 67 mijë euro për strehim, ushqim e përkujdesje të fëmijëve

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se kanë përkrahur si komunë 23 viktima të dhunës në familje, me 67 mijë euro si ndihmë financiare për strehim, ushqim dhe përkrahje në përkujdesje të fëmijëve.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka thënë se keni një komunutet “që ju përkrah dhe që do të jetë gjithmonë pranë jush”.

“23 viktima të dhunës në familje i kemi përkrahur me 67.000 euro si ndihmë financiare për strehim, ushqim dhe përkrahje në përkujdesje të fëmijëve. Mos harroni se nuk jeni vetëm. Keni një komunitet që ju përkrah dhe që do të jetë gjithmonë pranë jush. Nëse keni nevojë për ndihmë, nuk është e dobishme të hezitoni për ta kërkuar.  Ju meritoni të jetoni një jetë të plotë me dashuri, siguri dhe respekt”, ka shkruar Rama.

Related Articles