Rama: Do bëjmë kallëzime penale ndaj ministrave që penguan punimet në kryeqytet

Rama: Do bëjmë kallëzime penale ndaj ministrave që penguan punimet në kryeqytet

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar se do të bëjnë kallëzime penale ndaj ministrave të cilët kanë penguar punimet në kryeqytet.

Ai ka thënë se edhe me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku, ka kërkuar debat publik lidhur me bllokimin e disa projekteve në kryeqytet, por që ai nuk i është përgjigjur ftesës dhe ka refuzuar ballafaqimin me Ramën.

“Refuzon të vijë këtu, pse?, Çka i frikohet, kujt i frikohet?” ka pyetur Rama.

Ndërsa ministri Çeku ka thënë se me kryetarin Rama do të ballafaqohet vetëm në gjykatë, pasi që atë e ka quajtur gënjeshtarë të paskrupullt duke shtuar se kanë deponuar prova në Prokurori e Polici për keqpërdorim të miliona eurove.

“Çdo ditë që ky mashtrues e kalon në krye të komunës është rrezik i madh për buxhetin e shtetit dhe për vet kryeqytetin”, ka thënë Çeku.

Kurse Rama ka thënë se edhe ai i fton publikisht të gjitha institucionet edhe gjykatat që ti procesojnë kërkesat.

“Shumë shpejt ne do të tregojë kallëzim penal ndaj vet ministrit Çeku se po e kuptojmë tash që ky njëri faktikisht që është mbas të gjitha këtyre bllokadave”, ka thënë Rama.

Related Articles