Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i ka bërë një prezantim të veçantë Urës së Kukësit, nëpërmjet të cilës do të kalojnë kosovarët që do ta vizitojnë Shqipërinë.
Rama për projektin gjigand tha se të gjithë e kishin përqeshur këtë kur e kishte prezantuar në 3D.
Ai tha se do të jetë spektakël mbresëlënës inxhinierik.
“Mirëmëngjesi…. dhe nga puna në Urën e Madhe të Kukësit, për të cilën s’keni lënë përqeshje pa më bërë kur jua tregova në 3D dhe e cila do ta kthejë kalimin e lumit nga një grykë sekëlldisëse shisheje, në një spektakël mbresëlënës inxhinierik, ju uroj një ditë të mbarë” – tha Rama.