Rama e quan “turp të madh” përdorimin e TikTok-ut përmes VPN

Rama e quan “turp të madh” përdorimin e TikTok-ut përmes VPN

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj komentuesve që i thonin se TikTok vazhdon të përdoret, pasi përdorimi i VPN-së mund të zhbllokojë aplikacionin.

Një komentues tha: “Po përdorim VPN për TikTok-un.” Ndërsa Rama u shpreh se përdorimi i TikTok me VPN është një “turp i madh”.

Ai theksoi se përdorimi i këtij aplikacioni është shumë i rrezikshëm, pasi mund të mundësojë marrjen e të dhënave personale në kohë reale.

Sipas tij, kjo është njësoj si të ndash me të tjerët fjalëkalimet dhe informacionin personal.

“Përdorimi i TikTok me VPN është një turp i madh. Duhet shumë kujdes, pasi është i hapur për marrjen e të dhënave në kohë reale. Është njësoj si ta përdorësh duke ndarë me të tjerët fjalëkalimin apo të dhënat e tua. Por, çështja këtu nuk është çështja e Hitlerit, por është çështja e TikTok-ut dhe mënyra si shërbehet në Shqipëri, që është shumë i rrezikshëm”, tha Rama.

Related Articles