Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, sonte kanë shijuar momenti relaksi buzë lumit Sava në Beograd.
Vuçiq e ka publikuar këtë fotografi me Ramën duke u relaksuar në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram, duke thënë se po ndihet krenar për miqësinë që e kanë krijuar me Shqipërinë gjatë viteve të fundit.
“Krenar për Beogradin në ujë dhe miqësinë me Shqipërinë që kemi krijuar gjatë viteve të fundit”, shkroi Vuciq.
Ndryshe, sot është nata e dytë e qëndrimit të Ramës në Beograd, aty ku po mbahet samiti i radhës të “Ballkanit të Hapur” e ku priten të firmosen disa marrëveshje mes tre liderëve kryeministrit shqiptar, Edi Ramës, Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski dhe Presidentit të Serbisë Vuçiç.