Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur gatishmëri për t’i ardhur në ndihmë komunave që po përballen më vërshime të mëdha.
“Ndjehem i pikëlluar të shoh vërshime në vende të ndryshme të Kosovës, të cilat kanë shkaktuar dëme dhe kanë trazuar jetën e qytetarëve”, ka shkruar Rama në një status në Facebook.
Ai tha se në vendbanimet e Komunës së Prishtinës, gjendja është stabile.
“Sektori për Siguri dhe Emergjenca i Drejtorisë së Inspekcionit të Kryeqytetit, tashmë i ka ardhë në ndihmë Komunës së Mitrovicës. Në këto kohë të vështira, të qëndrojmë së bashku duke ndihmuar njëri-tjetrin”, shtoi Rama.