Rama i reagon titullit tendencioz të Klan Kosovës: Kur vepron në të mirë të qytetarëve, jo për interesa të një familje oligarke

Rama i reagon titullit tendencioz të Klan Kosovës: Kur vepron në të mirë të qytetarëve, jo për interesa të një familje oligarke

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i ka reaguar një titulli jo-profesional të mediumit Klan Kosova, medium ky që kishte publikuar një artikull me titullin: “Përparim Rama, AAK dhe Nisma bëhen bashkë për shkatërrimin e Prishtinës, PDK dhe VV i dalin kundër”.

Rama tha se kështu ndodhë “Kur vepron në të mirë të qytetarëve dhe jo për interesa të një familje oligarke”.

“Mediumi në pronësi të oligarkëve shndërrohet në medium që keqinformon dhe humb çdo vlerë të gazetarisë së paanshme dhe profesionale”, shkroi Rama në një postim në Facebook. /Gazeta Enigma

Related Articles