Rama: Kërkova të hiqen menjëherë sanksionet ndaj Kosovës, Serbia të kthehet në anën e duhur

Rama: Kërkova të hiqen menjëherë sanksionet ndaj Kosovës, Serbia të kthehet në anën e duhur

Një ditë pas samitit Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor, kryeministri Edi Rama foli në një konferencë për shtyp ku tha se në Bruksel preku çështjen e normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë.

Rama tha se Serbia, e cila sipas tij ka lëkundur besimin evropian dhe duhet të kthehet në anën e drejtë të historisë, ‘për të mbajtur sa më larg zjarrin e përhapjes së konfliktit’.

“Kam prekur çështjen e normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë dhe aty kam theksuar edhe në prani të përfaqësueses së Serbisë se me të njëjtën qartësi dhe me të njëjtën gjuhë të troçtë, unë në të njëjtin vend apo në të tjera rrethana dhe takime, kam shprehur bindjen se Serbia nuk duhej sanksionuar për mos linjëzimin me BE për sanksionet ndaj Rusisë. Serbia nuk ka asnjë të ardhme tjetër veçse nën çati të Evropës së bashkuar”.

“Se çfarë ndodhi në Banjskë dhe shpallja e zisë kombëtare për vrasësit e policit të Kosovës jo vetëm që ishte një ngjarje me asnjë lidhje me vlerat evropiane, por ka lëkundur besimin dhe ka vënë në pikëpyetje linjën e gjatë të kredisë që unioni së bashku me vendet e tjera të rajonit, i kanë dhënë Serbisë për ta nxitur që të përshihet ne anën e duhur të historisë dhe për të mbajtur sa më larg zjarrin e përhapjes së konflikti në Ukrainë. Është koha që Serbia të përballet me vetveten dhe të vendosë gurët të e ardhmja evropiane e Rajonit dhe ti përgjigjet ndryshimit pozitiv të Kosovës në dialogun e ndërmjetësuar nga BE”, tha Rama.

Related Articles