Kandidati i LDK-së edhe për një mandat tjetër për kryetar të komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka votuar dhe i ka përgëzuar qytetarët për pjekurinë dhe maturinë e treguar në këto zgjedhje.
Ai u shpreh se këto zgjedhje nuk definojnë vetëm të ardhmen e kryeqytetit, por siç u shpreh ai, edhe të të gjithë vendit.
“I uroj shumë të gjithë qytetarët për pjekurinë, maturinë që kanë treguar gjatë këtyre zgjedhjeve, uroj që më i miri të fitojë, të fitojë zhvillimi, progresi, një ardhmëri e ndritshme për kryeqytetin tonë, për vendin tonë”
“Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme, nuk e definojnë vetëm të ardhmen e kryeqytetit, sot këto zgjedhje definojnë edhe të ardhmen e gjithë vendit”.
“Prandaj, është me rëndësi shumë të madhe që qytetarët të votojnë kahjen e duhur për vendin tonë”, u shpreh ai.
