Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se Zyra për Komunitete dhe Kthim në kuadër të kryeqytetit ka përgatitur 155 pako me material shkollor dhe didaktik për nxënësit e komuniteteve RAE.
Rama ka thënë se kryeqyteti do të vazhdojë promovimin e politikës gjithëpërfshirëse për të mos e lënë askënd mbarpa.
“Zyra për Komunitete dhe Kthim e Kryeqytetit ka bërë të gjitha përgatitjet për shpërndarjen e 155 pakove me material shkollor/didaktik për nxënësit e komuniteteve Rom, Ashkalinj dhe Egjiptian. Kryeqyteti do të vazhdojë të promovojë politika gjithëpërfshirëse duke mos lënë askënd mrapa”, ka shkruar Rama.