Rama kujton Rugovën: Vizioni i tij tejkalon kohët

Rama kujton Rugovën: Vizioni i tij tejkalon kohët

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kujtuar sot presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, në ditën e lindjes së tij, duke e vlerësuar si figurë të përmasave shtetformuese.

Rama tha se Rugova nuk ishte vetëm një lider historik, por arkitekt i një ideje politike të ndërtuar mbi unitet, besim në lirinë si e drejtë natyrore.

Kjo është arsyeja pse trashëgimia e tij nuk është vetëm historike, por edhe institucionale dhe filozofike”, u shpreh Rama.

Postimi i plotë:

Në ditën e tij të lindjes, rikthehemi jo vetëm te figura historike, por te domethënia e vizionit të tij që tejkalon kohët.

Ibrahim Rugova ishte arkitekti i një ideje politike që buronte nga uniteti dhe besimi i palëkundur në lirinë si e drejtë natyrore e njeriut dhe e kombit.

Kjo është arsyeja pse trashëgimia e tij nuk është vetëm historike, por edhe institucionale dhe filozofike.

Sot, nderimi për të është edhe përgjegjësi për ne, ta ruajmë shtetin si vlerë, lirinë si amanet dhe paqen si orientim të përhershëm.

Related Articles