Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, sërish ka shkruar rreth krizës me trafikun urban në Prishtinë, duke thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati, refuzojnë të takohen.
“Në këtë ditë kur cenohen shërbimet jetike të qytetarëve të kryeqytetit. Cenohet mirëqenia e punëtorëve dhe e familjarëve të tyre!”, shkroi Rama.
“Unë vazhdojë të jem i gatshëm 24/7 për çdo takim që siguron mbrojtjen e të drejtave dhe dinjitetin e qytetarëve dhe punëtorëve të kryeqytetit!”, u shpreh tutje ai.
