Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tregoi se çka ka komunikuar në takimet me Albin Kurtin.
Sipas pretendimit të Ramës, Kurti i kishte thënë se “ende i dhemb që ia ka marrë Prishtinën”.
Por, Rama tha se Prishtina është e gjithë qytetarëve.
“Për fat të keq, kryeministri Kurti duket se e ka marrë personale, më ka thënë në takime të ndryshme që ende po i dhemb që ia paskëm marrë Prishtinën. I kam thënë unë s’ta kam marrë Prishtinën. S’është as e jotja as e jemja, është e gjithë qytetarëve”, tha Rama.
