Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë që nga sot nuk do të ketë listë pritjeje për mamografi.
Lajmin e ka bërë të ditur, përmes Facebookut, Rama, i cili tha që me stafin e QMF-së kanë identifikuar nevojat dhe kërkesat e tyre.
“Nuk do të ketë më listë pritjeje për mamografi, shërbimi ofrohet në kohë reale në QKMF dhe QMF. Me stafin e QMF-së, identifikuam nevojat dhe kërkesat e tyre, në mënyrë që vazhdimisht të përmirësojmë shërbimet për qytetarët”, ka shkruar ai.