Rama: Londra të na kërkojë falje

Rama: Londra të na kërkojë falje

Rekordi i emigrantëve që kalojnë në kanalin britanik kaloi cdo shifër këtë vit. Mbi 40,000 të tillë morën rrugën për Angli derisa 1/3 e këtij numri janë shqiptarë.

E përfaqësuesin e këtyre të fundit, kryeministrin Edi Rama, e fajësuan se nuk po bënë asgjë për uljen e numrit të njerëzve që futen ilegalisht nga Shqipëria në Angli. Nga kjo deklaratë duket i mbeti fort hatri shefit të ekzekutivit shqiptar.

“Fakti që nuk kishte falje tregon se ishte një sulm i llogaritur. Nuk ishte nga ato shprehjet që ndonjëherë rrëshqasin pa dashje dhe më pas personi kërkon falje, ashtu si kur një gjaknxehtë, si në ndeshje, mund të thotë fjalë,  jo.” tha Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.

Rama tha se se kabineti i ri britanik po i dënon shqiptarët derisa vetë ka hyrë në një rrugë qorre me politikën e saj të re.

Ndërkohë, për shkak se numrit i emigrantëve që duan të shkojnë në Britaninë e Madhe është në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, britanikët nënshkruan një marrëveshje me francezët për shtimin e patrullave policore në plazhet e Francës veriore për të penguar njerëzit që të kalojnë Kanalin e La Manshit me gomone apo varka të vogla.

Related Articles