Pritje të përzemërt kishin rezervuar banorët e Bardhoshit dhe Bërnicës për kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.
Rama ka prezantuar projektet e realizuara në këto dy fshatra. I pari i kryeqytetit ka përmendur investimet në çerdhe, ndriçim, bujqësi e shëndetësi.
Jam këtu me banorët e Bardhoshit e Bërnicës, fshatra këto që kemi investu shumë në çerdhe, në kurrikula digjitale, në nxënësit, ndriçim publik, kanalizime, fusha futbolli. Kemi përkrah poashtu shumë fermerë. Bujqësi, mekanizëm modern, poashtu renovimin e Qendrës Mjekësore Familjare, hapjen e laboratorit ku ka përmirësuar shërbime për banorë”, ka thënë Rama.
Ai ka theksuar se në vitin 2030, kjo zonë do të kthehet në qendër sportive me Fshatin Olimpik.
“Projektin e madh të Fshatit Olimpik i cili do të vjen, gati për vitin 2030. Me shndërru këtë pjesë në qendër sportive. Për çdo fshat i kemi dëgju dhe po ecim përpara, me Prishtinën Përtej”, tha Përparim Rama.