Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka vazhduar aktivitetet për nder të 24 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, shkruan Gazeta ‘Enigma’.
Rama në një postim në profilin e tij në Facebook ka njoftuar për aktivitetet që ka zhvilluar këtë të diel.
Tutje ai ka njoftuar se “me homazhe nderuam dëshmorët që u sakrifikuan për lirinë, që vendi ynë gëzon sot”.
“Në sheshin Skënderbe, kemi vënë një instalacion simbolik për të nderuar e përkujtuar jetën dhe veprën heroike të familjes Jashari. Përpos në shenjë respekti, njëkohësisht edhe me qëllim të edukimit të brezave të rinj për historinë mbrapa kësaj dite të veçantë”, ka shkruar Rama.
Sipas tij “përkujtimet e këtilla të së kaluarës historike janë themel i ndërtimit të së ardhmes sonë”.
“Këtë vit një shënim modest por me idenë që vitet e ardhshme të bëjmë edhe më shumë në shenjë mirënjohjeje”, ka përfunduar Rama./Gazeta Enigma/