Rama me lavdata për Liburn Aliun pas dorëheqjes

Rama me lavdata për Liburn Aliun pas dorëheqjes

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pas dorëheqjes së ministrit në detyrë të Infrastrukturës, Liburn Aliu, duke e falënderuar për bashkëpunimin dhe korrektësinë që siç thotë ai kanë pasur.

Ai thotë se largimi i Aliut s’është humbje vetëm për institucionet, por për të gjithë ata që besojnë tek “idealet e larta të shërbimit publik”.

“Dua ti shpreh mirënjohjen time më të thellë Liburn Aliut, për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe korrektësinë që tregoi gjatë gjithë kohës sa ishte Ministër i Infrastrukturës në raport me mua si Kryetar i Kryeqytetit. Largimi i tij nuk është vetëm një humbje për institucionet, por për të gjithë ne që besojmë tek puna dhe idealet e larta të shërbimit publik”, ka shkruar Rama në Facebok.

Related Articles