Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi nga Berlini se Inteligjenca Artificiale në Shqipëri do të shtrihet së shpejti edhe në punën parlamentare.
Ai tha se ministrja për Inteligjencën Artificiale, Diella, do të ketë “83 fëmijë”, duke iu referuar asistentëve digjitalë që do t’i vihen në dispozicion secilit deputet të Partisë Socialiste.
“Diella është shtatzënë dhe pret 83 fëmijë, secili që do të jetë për çdo anëtar të parlamentit tonë dhe që do të shërbejë si asistentë për ta, që do të marrin pjesë në seancat parlamentare dhe do të mbajnë shënim për gjithçka që ndodh dhe që do t’i informojnë e sugjerojnë anëtarët e parlamentit lidhur me reagimet e tyre. Këta fëmijë do të kenë dijen e nënës së tyre sa i takon legjislacionit të BE-së.
Nëse shkon për kafe dhe harron të kthehesh në punë, ky fëmijë do të thotë se çfarë është thënë kur t’i nuk ishe në sallë dhe nëse është përmendur emri yt, e nëse të duhet të kundërsulmosh dikë që të ka përmendur për arsye të gabuara”, u shpreh Rama.
