Rama ndan mirënjohje për familjet e heronjve Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës dhe Hakif Zejnullahut

Rama ndan mirënjohje për familjet e heronjve Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës dhe Hakif Zejnullahut

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama sot ka ndarë mirënjohje për familjet e heronjve Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës dhe Hakif Zejnullahut.

Rama tha se Pajaziti, Hoxha dhe Zejnullahu, janë tre shtylla të pathyeshme të luftës për liri.

“Sot, me respekt dhe mirënjohje të thellë përulemi para veprës heroike të Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës dhe Hakif Zejnullahut, tre shtyllave të pathyeshme të luftës për liri. Në këtë ditë përkujtimore, ne nuk i kujtojmë vetëm si të rënë, por si të pavdekshëm, sepse vepra dhe ideali i tyre jetojnë në çdo brez që rritet me frymën e tyre. Në emër të Kryeqytetit, me krenari kemi ndarë mirënjohje për familjet e tyre për veprën e të bijëve. Me trimërinë e tyre, ata luftuan shtypjen dhe padrejtësinë, duke e shkruar me gjakun e tyre kapitullin më të lavdishëm të historisë sonë kombëtare”, ka shkruar Rama.

Po ashtu, Rama njofton se bashkë me ekipin e kryeqytetit kanë bërë homazhe edhe para shtatores së Zahir Pajazitit në Prishtinë dhe në fshatin Orllan dhe Lladoc, duke dëshmuar se kujtesa kolektive mbetet e gjallë dhe e përjetshme.

“Lavdi e përjetshme Zahirit, Edmondit dhe Hakifit! Lavdi dëshmorëve të kombit”.

Related Articles