Rama nderon ish të burgosurit politikë të viteve 1944-1953: Kontributi i tyre, themel i Republikës

Rama nderon ish të burgosurit politikë të viteve 1944-1953: Kontributi i tyre, themel i Republikës

Në Prishtinë është zhvilluar një ceremoni përkujtimore kushtuar ish-të burgosurve politikë shqiptarë të viteve 1944-1953.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se me mirënjohje të thellë, në emër të Kryeqytetit, nderuan ish të burgosurit politikë të viteve 1944-1953 dhe familjet e të internuarve, njerëz të cilët, me sakrificën e tyre, e mbajtën gjallë frymën e lirisë dhe dinjitetit kombëtar.

“Kontributi i tyre nuk është vetëm kujtim i së kaluarës, por themel i pathyeshëm mbi të cilin është ndërtu Republika jonë. Faleminderit për guximin dhe qëndresën”, shkroi Rama.

Në këtë ceremoni u shënua edhe botimi i vëllimit të parë të leksikonit “Shtigje të lirisë: Leksikon i të burgosurve politikë shqiptarë në Jugosllavi”.

Related Articles