Rama në Forumin e Paqes në Paris: Shqipëria në BE do ishte një bekim për Evropën

Rama në Forumin e Paqes në Paris: Shqipëria në BE do ishte një bekim për Evropën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mori pjesë sot në Forumin e Paqes në Paris, të organizuar nga presidenti francez Emmanuel Macron, ku personalitete nga mbarë bota diskutuan për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe ndërtimin e paqes globale.

Gjatë fjalës së tij, Rama foli për projektin e Bashkimit Evropian, duke e cilësuar atë si “projektin më të jashtëzakonshëm të njerëzimit” dhe theksoi se pjesëmarrja e Shqipërisë në BE do të ishte një bekim për Evropën.

“Europa duhet që të jetë e bashkuar. Nëse bëhen bashkë 500 milionë njerëz, bëhemi shumë të fortë. Duhet të mos thyhemi. Ne jemi të patundur në bindjen tonë se paqja është më mirë se çdo gjë tjetër, por jemi të bindur se sa më i lumtur të jetë komshiu, më të lumtur do jemi edhe vetë, diçka që më ka mësuar gjyshja ime. Ne kemi politika bashkëpunimi e dialogu me të gjitha shtetet e rajonit. Shqipëria në BE do ishte një bekim.

Ne kemi një problem me Kosovën, sepse për ne është një shtet në të drejtën e vet, është e pavarur edhe sipas Perëndimit, por për Serbinë nuk është dhe është problem i madh. Kam parë se Europa është ballkanizuar shumë. BE është një projekt i jashtëzakonshëm. Ne duhet të jemi pjesë e BE-së, sepse vijmë nga ferri. Ne si shqiptarë do na jepet një vend në parajsë, sepse nëse bota shkon drejt shkatërrimit, do themi se Shqipëria kishte rol të parëndësishëm, e nëse bota shkon mirë, do themi se ne bëmë pjesën tonë.”

Rama gjithashtu kritikoi mungesën e një vizioni të qartë të Bashkimit Evropian për paqen, duke theksuar se kontinenti po mbetet pasiv përballë krizave ndërkombëtare.

“Unë nuk po e shoh Europën të zgjohet, nuk është aty ku duhet të jetë. Europa duhet të ketë autonominë e saj, politikën e saj të jashtme, planin e saj të paqes.”

Related Articles