Në ceremoninë e homazheve në nderim të Fatos Nanos, ish-kryeministrit të Shqipërisë dhe ish liderit të Partisë Sociale, një fjalim mjaft emocionues e mbajti edhe kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama.
Rama për sfidat që kaloi Nano gjatë rrugëtimi, duke kujtuar një nga një të bëmat e kundërshtarëve politikë.
Ai theksoi se të gjithë ata tash po shfaqen dhe po e duan Faton Nanon.
“Po sot, sa të paskan dashur e të paskan admiruar more burrë i dheut. Po edhe ata që s’të lanë shkop ndër rrota pa të vënë dhe gurë në kurriz pa të hedhur, mezi paskan pritur të ta tregonin dashurinë dhe adhurimin, sapo ta merrnin vesh që nuk do t’i hapësh më sytë”, deklaroi Rama.
“More deri tek ata që të kallën në burg, duke të të akuzuar si vjedhës e që erdhën të të vrasin në zyrë duke të të mallkuar si vrasës e të lëshuan mbi fytyrë për vite e vite me radhë, tërë të zezat e gjuhës shqipe, veç ta shihje se si t’i kanë qëndisur aq bukur fjalët e admiratës së tyre”, theksoi ai.
“Ata që e nderuan kryetarin tonë, ishin ata që e ngritën dhe ulën tradhtar për takimin me Millosheviçin dhe për plot të tjera që nuk ia vlejnë t’i kujtojmë. E kam dëgjuar prej tij bisedën me kasapin e Beogradit. Në atë takim nuk ka asgjë prej tradhtari, por kur një ditë të dalin fjalët e thëna në atë takim, si edhe takimet , bisedat më patriotët në Kosovë e Maqedoni, askush nuk do verë në dyshim se kontributi i tij për Kosovën dhe marrëveshjen e Ohrit e rendit Nanon në rreshtat e nderit të historisë”, theksoi Rama.
