Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, është duke qëndruar në Pragë ku do të mbahet samiti i parë i Komunitetit Politik Evropian.
Në një fjalë rasti para gazetarëve, Rama ka thënë se Shqipëria është një B pa E dhe synimi është që të bëhet BE, duke aluduar në Bashkimin Evropian.
“Ky samit nuk është një ide e re, është e vjetër. Por është rilindur në një kohë krizash dhe shpresoj që nuk nevojitet një krizë tjetër për një takim tjetër sikur ky. Uroj që nga ky takim të vazhdohet dhe të ndërtohet diçka shumë e rëndësishme për komunitetin e madh të evropian”.
“Shqipëria është pjesë e Ballkanit Perëndimor e rrethuar me kufijtë evropianë dhe për ne është shumë e rëndësishme që duke qenë B pa E, të bëhemi BE”.