Rama: Pagat e gjyqtarëve në Shqipëri më të lartat në Ballkan, të barabarta me Greqinë

Rama: Pagat e gjyqtarëve në Shqipëri më të lartat në Ballkan, të barabarta me Greqinë

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha sot se gjyqtarët në Shqipëri kanë pagat më të larta në Ballkan dhe të barabarta me një vend të BE-së, sikurse është Greqia.

Gjatë video-mesazhit të zakonshëm në rrjetet sociale kreu i qeverisë shqiptare tha s’e nuk ka ligj dhe kushtetutë që ju jep gjyqtarëve të drejtën të rrisin pagat me 2-3 mijë euro në muaj.

“Ju zotërinj kërkoni 37 milionë euro plus nga buxheti i shtetit për t’i rritur vetes suaj pagat. Kjo është e vërteta që s’e luan topi. Shqiptarët duhet të dinë që ju kërkoni që për gjyqtarin e Shkallës së Parë paga të shkojë nga 3360 euro në 5300 euro, ju kërkoni që për gjyqtarin e Apelit pagat të shkojnë nga 3480 euro që është sot aktualisht në 5500 euro. Ju kërkoni që paga në Gjykatën e Lartë të shkojë 5800 euro”, tha Rama.

“Ajo që e bën edhe më serioze këtë situatë është se pagat tuaja janë paga më të larta, goxha më të larta në rajon, se në Maqedoninë e Veriut, se në Malin e Zi, dhe janë paga të barabarta me gjyqtarët në një vend të BE-së siç është Greqia. Sot që flasim ju i keni pagat sa në Greqi dhe doni t’i rrisni me 2-3 mijë euro në muaj, në emër të çfarë?! Ju thoni në emër të ligjit dhe kushtetutës, kjo është e pavartetë, s’ka ligj dhe kushtetutë që ua jep këtë të drejtë dhe s’është e shkruar asgjëkundi”, u shpreh ai, raporton A2Cnn

Related Articles