Rama: Pastërtia në Prishtinë nuk është e mirë, kemi porositur 1400 kontejnerë të rinj

Rama: Pastërtia në Prishtinë nuk është e mirë, kemi porositur 1400 kontejnerë të rinj

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se do të merren masa të menjëhershme, në ngritjen e nivelit të pastërtisë në kryeqytet.

Rama përmes një postimin në rrjetin social në Facebook ka bërë të ditur se së bashku me drejtorin e Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu, Kryeshefin Ekzekutiv të Kompania Regjionale “Pastrimi” Sh.A, Petrit Reçica dhe Kryeshefen Ekzekutive të NPL „Hortikultura” sh.a – Prishtinë, Nora Cimili Gagica, shikuan për së afërmi gjendjen në terren.

Rama tha se situata e pastërtisë në Prishtinë nuk është e mirë e po ashtu edhe e hapësirave të gjelbra.

“U pajtuam për masa të reja të menjëhershme për të ngritur nivelin e pastërtisë në kryeqendrën e vendit. Pikërisht për këtë kemi porositur 1400 kontejnerë të rinj, po ashtu edhe 8 kamionë të mëdhenj si dhe jemi duke e shikuar mundësinë e shtimit të kapaciteteve dhe ekipeve tjera  për sanimin e problemit”, njofton Rama.

“Tashmë draft – rregullorja e re për menaxhimin e mbeturinave do të jetë në diskutim publik për 30 ditët e ardhshme, qytetarët mund të japin komentet e tyre për këtë dokument të rëndësishëm për kryeqytetin”, ka shkruar Rama.

Po ashtu i pari i kryeqytetit ka lutur qytetarët dhe bizneset për bashkëpunim të ngushtë që ta gëzojnë kryeqytetin ashtu si e meritojnë të gjithë.

Related Articles