Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në hapjen e fushatës në Prishtinë për balotaz u lëshua në gjuhë kërcënuese nëse s’votohet VV-ja. Ai në një formë e konfirmoi se në vendet ku ka qeverisur VV-ja ka dërguar investime milionëshe.
“Pse mos të vijnë edhe në komuna tjera investime dhjetëra milionëshe? Mendoni mirë qytetarë, zgjidhni kryetarin e duhur dhe që ju duhet”
“Ne kemi premtuar dhe do ta mbajm fjalën, 1 miliard euro investime për komunat, por ju e dini, unë nuk e jam buxhetin e shtetit dhe paratë e taksave për ata kryetar që nuk dinë të punojnë mirë apo për ata që vjedhin. Mos i votoni ata që nuk dinë e nuk e duan punën, asa ata që dinë e duan të vjedhin, me ata nuk kainvestime as zhvillim, siç nuk ka pasur për 20 vite pas luftës.”, tha ai.
Për këtë ka reaguar kryetari i Prishtinës, Përparim Kurti, duke i quajtur deklaratat e Kurtit si kërcnim i hapur ndaj demokracisë dhe qytetarëve të Kosovës.
“Deklaratat e Albin Kurtit janë kërcënim i hapur ndaj demokracisë dhe qytetarëve të Kosovës. Askush nuk ka të drejtë t’i frikësojë qytetarët me buxhetin e tyre! Paratë publike nuk janë pronë e Kurtit, as e ndonjë partie janë pronë e popullit të Kosovës.Kurti po i përdor investimet shtetërore si mjet shantazhi elektoral, duke u përpjekur ta blejë vullnetin e njerëzve me para publike. Kjo është e turpshme, e rrezikshme dhe në kundërshtim me çdo parim demokratik”, ka shkruar Rama.
Rama është zotuar se nuk do të heshtë përballë një mentaliteti autokratik.
“Si kryetar i Prishtinës, nuk do të hesht përballë një mentaliteti autokratik që kërkon t’i ndajë qytetarët në ‘tanët’ dhe ‘të tjerët’. Ne do të vazhdojmë të punojmë për çdo qytetar, pavarësisht përkatësisë partiake, sepse zhvillimi nuk vjen nga kërcënimi, por nga puna e ndershme.Kushdo që e përdor buxhetin e shtetit për të ndëshkuar apo shpërblyer votues, e ka humbur të drejtën morale për të udhëhequr.
Reagimi i plotë:
