Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimit ndërkombëtar “Karlspreis-Karli i Madh”.
Nga atje, Rama është shprehur se politika është instrumenti kryesor, me anë të të cilës garantohen liritë dhe barazitë sociale.
“Nuk jam i lumtur kur shoh që nuk e kuptojnë se sa e rëndësishme është politika dhe besojnë së duke e skartuar politikën si diçka te keqe, në fakt mendoj se i ikin, por në fakt nuk i ikin dot. Ajo të ndjekë gjatë gjithë kohës. Ajo ka të bëjë me angazhimin qytetar, të angazhohet si dikur që kujdeset për të drejtat e tyre dhe mbi të gjitha mbi liritë e tyre”.
“Deri sa ne të shkojmë në BE, ka gjerë, të cilat nuk do jenë të sigurta, të garantuara, ndaj kur më pyesin çfarë plan keni, çfarë plani B ka Shqipëria i, i them se nuk ka plan b kundrejt lirive individuale. Nuk ka plan BE kundrejt shtetit të së drejtës dhe të barabartë para ligjit. Të gjitha të drejtat që vijnë me lirinë, mund të garantohen duke qenë pjesë e BE”, tha ai.
Rama ka folur edhe për drejtësi, duke thënë se ajo nuk është e përsosur, por për herë të parë që nga shpallja e pavarësisë deri sot, sipas tij, politikanë të profilit të lartë po shkojnë për të dhënë llogari para një prokurori apo gjykatësi.
“Drejtësia shkon pas dhe shkon e ndjekë figura të profilit të lartë, nuk është e përsosur, ka mjaft disavantazhe, por është hera e parë në histori, që kemi njerëz politikisht të fuqishëm që shkojnë përpara një prokurori dhe gjyqtari të pavarur, kurrë nuk ka ndodhur, qysh nga 1912, nga pavarësia jonë, dhe pak vite më parë kur realizohem reformën, me ndihmë e BE, kurë nuk kishim parë një ministër apo individ të profilit të lartë lidhur me pushtetin politik, të Shkojë para gjykatës dhe jo më të dënohet dhe po i shohim këto gjëra, pa BE harrojini këto gjerat”, është shprehur tutje Rama.